Flash

PD pret pozitivisht përfshirjen e hetuesve amerikanë në çështjen ‘Tahiri’

Lapsi.al 12 January 2018
PD pret pozitivisht përfshirjen e hetuesve amerikanë në

Pas deklaratës së sotme të Donald Lu, se SHBA është ofruar për të angazhuar prokurorë federalë amerikanë dhe agjensi të zbatimit të ligjit amerikane në çëshjen ‘Tahiri’, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti i Vlorës, Agron Shehaj deklaroi se e sheh të domosdoshme përfshirjen e FBI-së në hetimin ndaj Saimir Tahirit. Për të mbështetur këtë, Shehaj shtron pyetjes nëse dikush beson se Edi Rama do të mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë.

Deputeti i djathtë është i bindur se nëse dënohet Tahiri, në rradhë vjen Edi Rama dhe njerëzit e tij.

POSTIMI I SHEHAJT:

“Nuk dënohet Tahiri pa Ramën

Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI ne hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetoj ish-krahun e tij të djathtë?

Ai e ka te qarte që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij.” – shkroi Agron Shehaj në Facebook.

DEKLARATA E AMBASADORIT AMERIKAN:

“Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.” – u shpreh Donald Lu për "News 24".

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI