Flash

Miratohet rritja e rrogave në Kosovë, Haradinaj Kryeministri më i paguar i rajonit me 2950 euro në muaj

Lapsi.al 12 January 2018
Miratohet rritja e rrogave në Kosovë, Haradinaj Kryeministri më i

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018. Ministri i Financave Bedri Hamza tha se me këtë vendim aprovohet rritja e pagave nga një janari dhe bëhet në përputhje me rritjen ekonomike. Këtë lajm kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë. Sipas tij kanë pasur konsulta me të gjitha sindikatat dhe janë zotuar që të mbajnë vëmendje tek rritja e pagave.  Ndërkohë nga rritja e pagave përfiton edhe vetë kryeministri. Ai e rriti pagën mujore nga 1500 euro në 2950 euro. Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit u bë 2500 euro, ndërsa  e ministrave nga 2000 euro në muaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI