Flash

Maskat e dhunojnë, e lidhin dhe i grabisin makinën 24-vjeçarit nga Ksamili

Lapsi.al 12 January 2018
Maskat e dhunojnë, e lidhin dhe i grabisin makinën 24-vjeçarit

Tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në një vilë tre katëshe dhe pasi kanë rrahur dhe lidhur i kanë marrë çelësat e vilës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Grabitja është shënuar në orën 07:30 të 12 janarit 2018 në Ksamil. Vetë studenti Petro Lula, 24 vjeç ka bërë denoncimin në policinë e Sarandës

"Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur" - informon policia e Sarandës.

Më pas hajdutët i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar. Mësohet se kur janë larguar kanë marrë dhe serverin e kamerave. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë 24 vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës dhe ka plagë në kokë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI