Flash

Fatmir Xhafaj prap takim me ambasadorët, shqiptarët presin “peshqit e mëdhenj”

Lapsi.al 12 January 2018
Fatmir Xhafaj prap takim me ambasadorët, shqiptarët presin

Dyshja Marku-Xhafaj janë familjarizuar tani me të gjithë ambasadorët e huaj. Sapo mbaron takimin njëri, hyn tjetri. Një herë tek policia, pastaj te prokuroria e më tej te ministria, vizitat ndjekin përditë njëra pas tjetrë.

Është e qartë se trupi diplomatic ka shpresë se Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku, do ta bëjnë diçka, por se çfarë, as ata vetë nuk po e gjejnë.

Romana Vlahutin ishte në zyrën e Fatmir Xhafajt edhe këtë të premte. Takimi në Ministrinë e Brendshme zgjati rreth 45 minuta.

Nuk dihet nëse Xhafaj dhe Vlahutin folën për reformat e Edi Ramës, për protestat e Lulzim Bashës apo kishin temën e vet të diskutimit.

Ajo që dihet me siguri është se Donald Lu i premtoi shqiptarëve se do t’i gostitë në janar me “peshq të mëdhenj” dhe nga janari kanë mbetur edhe 19 ditë.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI