Flash

"Vetëm në janarin e vitit 2018 vdiqën 10 foshnja në maternitetin e Tiranës"

Lapsi.al 11 January 2018
"Vetëm në janarin e vitit 2018 vdiqën 10 foshnja në

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka denoncuar një rast të rëndë në maternitetin e Tiranës. Sipas tij për shkak të mungesës së inkubatorëve dhe oksigjenit për fëmijët vetëm gjatë muajit janar kanë ndërruar jetë 10 foshnja. Ai shkruan se kur situata paraqitet kështu në tiranë, në qytetet e tjera është shumë më keq. Deputeti Spahia akuzon për këtë ngjarje drejtuesit e shëndëtësisë, si dhe shprehet se Rama tallët me shqiptarët duke u uruar mirëmëngjes nga vila e tij në Surrel.

“Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë. Kur situata paraqitet e tillë në Tirane as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë. Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave. Ndërkohë Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel”, - shkruan Spahia.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI