Flash

Studentët i paraprijnë protestës së opozitës: Më 24 janar para Kryeministrisë...

Lapsi.al 11 January 2018
Studentët i paraprijnë protestës së opozitës: Më

Lëvizja për Universitetin ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në datën 24 janar, 3 ditë përpara asaj të përcaktuar nga opozita.

Protesta e kësaj lëvizjeje ka të bëjë me tarifat studimore, që sipas tyre, duhen përgjysmuar në të gjitha nivelet dhe degët e studimeve si një hap i parë i heqjes së diskriminimit ekonomik.

“Në orën 11 të datës 24 janar, nga Korpusi drejt Kryeministrisë”, është njoftimi i shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin.

Organizatorët shprehen se duhet të hiqen të gjitha gjobat dhe haraçet e tjera për të vazhduar studimet, si detyrimi për të paguar institucione private për çertifikimin e gjuhës së huaj apo pagimi i dyfishtë i krediteve për provimet e mbartura, duhen hequr sa më parë.

Lëvizja për Universitetin paralajmëroi se në fund të protestës do të dorëzohet një peticion me mijëra firma studentësh që i kërkon qeverisë të nisë heqjen e tre formave më të drejtpërdrejta të ‘diskriminimit ekonomik’ në universitete.

Protesta e Lëvizjes për Universitetin dhe caktimi i datës më 24 janar është bërë pasi opozita e bashkuar zyrtarizoi datën 27 janar si ditën kur do të protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI