Flash

Shembja e 'pallatit të Bashës'/ Qeveria Rama duhet të paguajë 13 mln euro

Lapsi.al 11 January 2018
Shembja e 'pallatit të Bashës'/ Qeveria Rama duhet të

Qeveria shqiptare duhet të paguajë 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt në Vlorë. Ky është vendimi i Gjykatës së Strasburgut që ka rrëzuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë në vitin 2013 për ndërtimin e ‘Lungomares’. Kjo Gjykatë ka vendosur se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë familjarët e dëmtuar nga shembja e pallatit.

Kështu qeveria shqiptare duhet tu paguajë jo pak, por plot 13 milion euro familjarëve të dëmtuar nga shembja e ndërtesës. Objekti i quajtur kompleksi “Jon” ishte ndërtuar në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë u rrafshua pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Ky pallat që njihej ndryshe edhe si pallati i vjehrrit të kryetarit të Partisë Demokratike, u bllokua aso kohe nga forca të shumta policore në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Pas këtij veprimi banorët e godinës 8-katëshe nuk u lejuan të hyjnë brenda dhe më pas u krye shembja e objekti me mjete teknike. Ishte Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Tahiri atë kohë, ajo që kishte depozituar një padi ndaj këtij pallati. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kallëzoi penalisht në prokurori tre gjyqtarë të rrethit të Vlorës, dy pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ky i fundit vjehrri i Lulzim Bashës, anëtarë të KRT së bashkisë Vlorë si dhe zyrtarë të hipotekës Vlorë.

Tahiri i kallëzoi këta përsona për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim “falsifikimit të dokumentave” dhe “Përvetësimit të ambjenteve publike”. Përpos këtyre emrave, në mesin e personave që kishte votuar “pro” ndërtimit të këtij objekti ishte edhe kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika.

Ndërkohë që qeveria miratoi shpronësim në masën 4.6 milionë dollarë për këtë shembjen e këtij ndërtimi. Ishte pikërisht kjo shumë e miratuar për dëmshpërblim që nuk i kënaqi banorët e prekur nga shëmbja e pallatit. Këta të fundit u shprehën se apartamentet i kanë blerë me një çmim prej 1300 euro metro katror, ndërkohë që qeveria vendoste t'i shpëprblente me 570 mijë lekë të vjetra. Sipas tyre kjo është një padrejtësi totale dhe se shumë shpejt vendimin e qeverisë, do e kundërshtojnë në gjykatë. Dhe pikërisht kështu ndodhi, kur më vonë ata e dërguan këtë çështje në Gjykatën e Strasburgut, duke e fituar këtë çështje kundër qeverisë shqiptare dhe duke e detyruar këtë të fundit tu paguajë plot 13 milion euro. ©Lapsi.al

.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI