Flash

Patozi skeptik për protestën e 27 janarit: Basha nuk ndez dot as partinë e vet

Lapsi.al 11 January 2018
Patozi skeptik për protestën e 27 janarit: Basha nuk ndez dot as

Ndërsa opozita e bashkuar ka nisur përgatitjet për protestën kundër qeverisë më 27 janar, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi është skeptik lidhur me shanset që kjo protestë ka për të përmbushur misionin e saj.

Duke folur për RTSH, Patozi u shpreh se nuk dëshiron të dekurajojë askënd. Ai foli sërish kundër Lulzim Bashës, kur u shpreh se ai nuk është në gjendje të ndezë partinë e vet.

“Kjo protestë është e destinuar për të qenë protestë e partive, por gjithsesi s’dua të dekurajoj askënd dhe shpresoj shumë le të shërbejë si shkëndije të ndezë shoqërinë.

Lulzim Basha nuk është në gjendje sot që ndezë partinë e vet, që drejton dhe një njeri që ka vështirësi komunikimi apo për të ruajtur autoritetin brenda shtëpisë së vet e ka të vështirë të jetë i pari i qytetit apo i pari i fshatit”, tha Basha.

Astrit Patozi tha se protestat reale janë ato që shpërthejnë nga revolta qytetare dhe jo ato që mbahen për shkak të partive. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI