Flash

Ndërron jetë në burg i dënuari për vrasje

Lapsi.al 11 January 2018
Ndërron jetë në burg i dënuari për vrasje

Fatmir Tomini 59­ vjeç, ka humbur jetën në burgun e Krujës, ku vuante dënimin për vrasje. Zyrtarisht, policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në reanimacionin e spitalit të burgut.

59­vjeçari, banues në Tiranë, ishte i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasja”, dhe vuante dënimin në burgun e Krujës.

Sipas të njëjtave burime, shkak i vdekjes së Tominit mendohet se ka qenë gjendja shëndetësore e tij, pasi ai ka qenë i sëmurë me tumor.

Megjithatë, policia njofton se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ndërsa materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI