Flash

Dashuria e pamundur/ Zbulohet motivi i atentatit me armë në Divjakë

Lapsi.al 11 January 2018
Dashuria e pamundur/ Zbulohet motivi i atentatit me armë në

Pamundësia për të qenë me vajzën që dashuronte shtyu një të ri nga fshati Babunjë i Divjakës të ndërmarrë një veprim që mund t'i kishte marrë jetën asaj.

Bajram Krasniqi, 22 vjeç, u arrestua pasi qëlloi me pushkë gjysmëautomatike në drejtim të një vajze 14 vjeçe pasditen e kësaj të enjteje. Nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Burime thanë se Krasniqi kishte një pëlqim për vajzën, të cilën e ngacmonte prej kohësh. Por, së fundmi, kishte mësuar se prindërit kishin vendosur ta fejonin 14-vjeçaren me dikë tjetër. Ka qenë kjo e fundit që i ka komunikuar vendimin 22-vjeçarit, duke i kërkuar mos ta ngacmonte më.

Pas kësaj, ai i zuri pritë adoleshentes këtë të enjte me një armë në dorë dhe sipas burimeve policore, e shkrepi në drejtim të saj. Vajzën fatmirësisht nuk e kapi asnjë plumb. Në vendngjarje, efektivët e policisë gjetën 3 gëzhoja, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policët arritën të arrestonin Krasniqin. Ai akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI