Flash

Priten lëvizje te Krimet e Rënda, Arta Marku do të shkarkojë prokurorin që kërkoi arrestimin e Tahirit?

Lapsi.al 10 January 2018
Priten lëvizje te Krimet e Rënda, Arta Marku do të shkarkojë

Duket se Arta Marku po shfrytëzon më së miri kohën që po qëndron në krye të prokurorisë së përgjithshme. Mënjëherë pas marrjes së detyrës, ajo ka filluar më lëvizjet dhe shkarkimet. Ndërkohë, mësohet se largimet e nisura nga Arta Marku pritet që të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në listën e drejtuesve që mund të largohen është edhe drejtuesi i Prokurorisë Besim Hajdarmataj. Kandidatët më të mundshëm për të zëvendësuar Besim Hajdarmatajn janë Eneid Nakuci dhe Besnik Muci, i cili ishte njëri prej kandidatëve për Kryeprokuror.

Kujtojmë se Hajdamataj ishte një nga 3 prokuorët që kërkuan arrestimin e ish-ministrit Tahiri. Nuk dihet nëse kjo lëvizje e mundshme e Marku kundrejt Hajdarmataj ka lidhje me rastin ‘Tahiri’. Nga ana tjëtër opozita ka denoncuar se prokurorja Arta Marku do të përdoret për të mbyllur dosjet e krimit të qeverisë, njëra prej tyre edhe dosja ‘Tahiri’.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI