Flash

E rrallë/ Leo, qeni po pret të zotin të dalë nga spitali

Lapsi.al 10 January 2018
E rrallë/ Leo, qeni po pret të zotin të dalë nga spitali

E kush nuk e ka parë dhe nuk është përlotur me filmin e vitit 2009, “Hachi: A Dog's Tale” me Richard Gere. Ishte ekranizimi i historisë së vërtetë të një qeni japonez që priti për 10 vite të zotin e tij në stacionin e trenit që të kthehej.

Një histori e ngjashme vjen nga Italia. Në qytezën Tolmezzo të Udines vjen historia e Leos, një qen që në këto ditë të ftohta po qëndron përpara një spitali.

Ai ka qëndruar aty ditë të tëra, në të ftohtë dhe në shi dhe ka pritur derisa i zoti ka dalë nga spitali ku ishte shtruar. Pasi u shpërndanë disa foto në Facebook ishin të shumtë ata që shkuan të ndihmojnë qenin me batanije dhe ushqim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI