Flash

Bushati përmend çështjen “çame”, në Athinë e quajnë gënjeshtar

Lapsi.al 10 January 2018
Bushati përmend çështjen “çame”, në

Ministria e jashtme greke ka reaguar pas një fraze të përmendur nga ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati se "me palën greke po diskutohet edhe çështja “çame". Ndonëse jo zyrtarisht mediat greke kanë shpërndarë një qëndrim të ministrisë së jashtme se çështja “çame” nuk ekziston për Greqinë.

Sipas medieve greke që citojnë të gjitha të njëjtin “burim diplomatik” një çështje e tillë nuk ka qenë pjesë e tryezës mes ministrave Bushati dhe Kotzias në Kretë dhe nuk pritet të jetë as gjatë negociatave të radhës në Shqipëri". Sipas të njëjtave burime "deklaratat e ministrit Bushati nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në promovimin e një kursi të ardhshëm europian të Shqipërisë dhe as nuk ndihmojnë në dialogun mes dy vendeve”.

Mediat greke shkruajnë se Athina ka vendosur një numër kushtesh për promovimin e kandidaturës shqiptare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me qëllim respektimin e të drejtave të pakicave në fusha të tilla si Himara. Më herët edhe opozita greke kërkoi një reagim të qartë nga ministria e jashtme helene për deklaratat e Ditmir Bushatit në lidhje me çështjen çame. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër largim nga Lëvizja Vetëvendosje

Largimet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vijojnë. Pas kryetarit Visar Ymeri dhe sekretarit të Përgjithshëm, Dardan Molliqaj, së fundi ka deklaruar dorëheqjen...

18:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI