Flash

Vëllai i Klement Balilit nga studio e TV: Kam folur me të në telefon

Lapsi.al 9 January 2018
Vëllai i Klement Balilit nga studio e TV: Kam folur me të në

Bashkim Balili, vëllai i Klement Balilit ishte i ftuar në studion e gazetares Eni Vasili në Neës24. Ai thotë se ka pasur kontakte me të vëllain që prej gati 2 vjetësh është në arrati.

“Nuk e di se ku ndodhet. Kontaktet e fundit janë para 3-4 muajsh. Jemi përshëndeur dhe më pas më ka thënë të mos kem merak. Nuk ndodhet këtu. Unë e di që është larg. Atëherë më ka marrë në telefon pasi u hapën fjalë që e kishin vrarë. Më mori në telefon për të qetësuar. Nuk ndodhet në Shqipëri? Nuk e di ku është.

Unë i kam bërë thirrje të dorëzohet. Historia jonë është e gjatë dhe e hidhur. Ajo ka nisur që në vitin 2006. Në atë kohë ai u dënua me shumë vite burg, por bëri vetëm 6 muaj burg pasi u shpall i pafajshëm. Ai nuk ka më besim te drejtësia sepse këtu drejtësi imponohet nga politika. Në kemi frikë për jetën e tij. Policia ka ardhur në shtëpitë tona dhe na ka dhunuar” – tha Bashkim Balili.

Klement Balili akuzohet nga autoritetet greke si kreu një rrjeti të trafikut të drogës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI