Flash

Flet Haradinaj: Kur të ma japin vizën, do të shkoj në SHBA

Lapsi.al 9 January 2018
Flet Haradinaj: Kur të ma japin vizën, do të shkoj në SHBA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është përgjigjur sot interesimit të gazetarëve për refuzimin e vizës për SHBA.

“Nuk kam marrë përgjigje për vizën. Nuk do të mbërrij në të gjitha takimet. Kur t’ma japin përgjigjen, do të shkoj”, ka thënë shkurtimisht kryeministri Haradinaj.

Ai planifikonte të shkonte në SHBA për Mëngjesin e Lutjeve dhe për të marrë pjesë në disa organizime të tjera, por ambasada amerikane në Prishtinë i ka anuluar vizën.

Dyshimet janë se ky akt i fortë i Washingtonit lidhet me tentativën e Haradinajt, Thaçit dhe Veselit për të shfuqizuar në Kuvend ligjin për Gjykatën Speciale.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikanë që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bon...

14:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI