Flash

Fiton 1 milion euro në lotari: Nuk i dua. Janë shumë për mua!

Lapsi.al 9 January 2018
Fiton 1 milion euro në lotari: Nuk i dua. Janë shumë për

Për 60-vjeçarin Biagio Vigna, e diela mbrëma duhej të ishte një ditë e zakonshme pune si gjithë të tjerat, por ndodhi krejt e kundërta. Italian që punon si parkues makinash pranë një diskoteke në Pinerolo, qytet në jugperëndim të Torinos zbuloi krejt rastësisht se ishte fitues i lotarisë italiane të zhvilluar gjatë ditës së Epifanisë.

“Isha duke ndihmuar djemtë të parkonin makinat, si zakonisht, kur dëgjova që tashmë ishte zbuluar fituesi i 1 milionë eurove. Kontrollova xhepin e pantallonave dhe vura se numri i thënë prej tyre përkonte me timin. Për pak desh pësova infarkt. Mora në telefon vajzën dhe i thashë që kisha fituar.

“Bileta është e jotja, bëj çfarë të duash me të. Për mua janë shumë para, nuk i dua” - kanë qenë fjalët e para që Biagio i tha të bijës. “Unë tashmë e kam jetuar jetën time, besoj se vajzës sime do i shërbejnë më shumë se unë”, -shprehet ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI