Flash

Detaje/ Sa para u grabitën me dhunë nga exchange në Fier

Lapsi.al 9 January 2018
Detaje/ Sa para u grabitën me dhunë nga exchange në Fier

700 mijë lekë të vjetra u grabitën pasditen e sotme në një pikë këmbimi valutor në Fieri. Lajmi konfirmohet nga policia lokale.

Exchange në lagjen "Kastriot" që ka rënë pre e grabitjes nga dy autorë, ndodhet në katin e parë të një pallati përballë “Shtëpisë së Oficerëve”.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga Policia e Fierit, dy personat e maskuar me kapuçë janë futur në biznesin e L.Z. dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur shumën monetare.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI