Flash

Vasili: Çfarë marrëveshje u bë sot për ‘kokën’ e Çakos

Lapsi.al 8 January 2018
Vasili: Çfarë marrëveshje u bë sot për

Sipas Petrit Vasilit, shkarkimi i Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk do të thotë asgjë.

Vasili bën përgjegjës Çakon për hapjen e rrugës së trafiqeve. Shkarkimin e sotëm, kreu i grupit parlamentar të LSI-së e sheh si një ‘marrëveshje horrllëku qeveritar’.

Petrit Vasili i qëndroi linjës së tij të akuzave të pas-qershorit 2017, se koka e krimit është vetë Edi Rama.

“Çako hapi rrugët e trafiqeve, është një person i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.

Kjo është thjesht nje marrëveshje horrllëku qeveritar që herë prishen herë pajtohen. Mos mendoni se do ndodhë ndonjë gjë pas ikjes së Çakos.

Koka e krimit është vetë Kryeministri Edi Rama.

Këta thjesht i hedhin hi syve opinionit publik, pasi në veprimtarinë e Çakos e demaskuam kohë më parë.

Jemi njohur kudo si Kolumbia e Europës vetëm sepse Çako lejoi kanabisin”,  u shpreh Vasili i ftuar në Fax News. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Ikën 'Sheraton', në Tiranë vjen 'Hilton'

Pa zhurmë e bujë, gjiganti i rrjetit të hoteleve të luksit, Hilton, ka njoftuar zyrtarisht të dhënat e hotelit për Shqipërinë. Në site-n zyrtar të hotelit www.h...

17:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI