Flash

Paradoksi i largimit të vonuar të Haki Çakos

Lapsi.al 8 January 2018
Paradoksi i largimit të vonuar të Haki Çakos

Largimi i vonuar i Haki Çakos i jep fund një paradoksi që zgjat prej disa kohësh. Ish drejtori i përgjithshëm i policisë, vazhdonte të qëndronte në detyrë, ndërkohë që, si eprori i tij politik, Saimir Tahiri, po ashtu edhe të gjithë vartësit e tij në qarqe, pra të tërë krerët lokalë të policisë, kishin rënë.

Për çdo njeri normal, që e kishte ndjekur sado nga larg historinë e “policisë që deshëm” disa pyetje ishin të pashmangshme: si ka mundësi që Çako po e ruan postin e tij, ndërkohë që edhe shefi i tij politik akuzohet si ortak i tafikantëve edhe vartësit që kishte poshtë janë njerëz të shpallur në kërkim? Si ka mundësi kur gjithë piramida e policisë është njollosur, ku më shumë e ku më pak nga hashashi, kreu i tyre qenka i pastër? Si mund të ndodhë që 128 punonjës policie paskëshin qenë të lidhur me krimin dhe shefi i tyre nuk ka ditur gjë? Si është e mundur që komisariati i Vlorës qenkësh kthyer në një strehëz ku banditët shfrynin edhe epshet seksuale, dhe askush nga drejtuesit nuk mbaka përgjegjësi? Ky paradoks, ku gjithçka rreth e rotull ka rezultuar e pistët dhe Haki Çako mundohej të ruhej si një ishull i pastër, natyrisht e ka një shpjegim. Ai lidhet me dilemën që po torturon Edi Ramën që nga dita që dolën përgjimet italiane të Habilaj -Tahiri. Që prej asaj dite kryeministri po mundohet të shesë një fabul që nuk ngjit. Ai do të na bëjë të besojmë (pas shumë genjeshtrash më në fund e ka pranuar) se edhe vendi ishte mbushur me kanabis, se edhe krerët lokalë të policisë ishin të përfshirë në këtë batak, se sipas të gjitha gjasave edhe ish - ministri i brendëshëm ishte “një vemje e padenjë për fjalën njeri”, por, që pavarëisht nga këto, gjatë qeverisjes së tij, për ne është kujdesur një polici model. Ajo policia që zëvendësoi barkëderrët mustaqelli me djem të qethur shkurt dhe vajza simpatike, ajo policia që gjobit deputetët, ajo policia që të ndalon me politesë për shkelje semafori dhe mosmbajtje të rripit të sigurimit. Haki Çako ishte trashëgimtari i fundit i këtij imazhi të sforcuar propagandistik. Sa më shumë ai qëndronte në postin e vet, aq më shumë kishte mundësi të përpëlitej fabula e rreme e “policisë që deshëm”. Mirëpo ngjarjet e javëve që lamë pas, publikimet për shndërrimin e komisariateve në bordello, demaskimi një e nga një i shefave të policisë, arratisja e tyre në drejtim të paditur dhe presioni i disa vendeve perendimore, nënshkruan rënien e Çakos e bashkë me të edhe gurin e fundit që i kishte mbetur në këmbë propagandës qeveritare. Tani me ikjen e tij, janë spastruar të tërë pjestarët e skuadrës që na u shit me bujë si ekipi i ëndrrave të “policisë që deshëm”. Por, ky largim nuk është asgjë më tepër sesa një fitore e vogël e atyre që u përpoqën me këmbëngulje të tregojnë se çfarë fshihej pas fasadës së rreme të respektimit të semaforëve dhe rripit të sigurimit. Për të tjerët, për pjesën më të  madhe të shqiptarëve, ai nuk përbën asnjë shpresë. Sepse sot, pas pesë vitesh pushteti ramist, ne po kuptojmë se çfarë ka qenë realisht policia që na ka mbrojtur. Një bandë në krye të së cilës ishte vënë një ministër i lidhur me trafikantët, një drejtor i parë policie, i larguar pasi vartësit e tij fshehën dokumentat e interpolit, për të shpëtuar një deputet rilindas nga burgu, një drejtor i dytë para syve të të cilit, u kanabizua i gjithë vendi. Prandaj duhet të jesh një optimist i sëmurë për të parë një sinjal pozitiv në largimin e vonuar të Haki Çakos. Atë nuk mund ta shesin si shpresë as strategjistët makivelistë të Edi Ramës që prej kohësh janë mësuar me fabrikimin e fabulave të rreme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Trump po i tregon gishtin demokracisë

Një nga imazhet më ikonike – dhe mbase më dizinformuese të shekullit njëzet e një ishin irakianët e buzëqeshur që mbanin lart gishtat e tyre tregues të ngjyrosu...

05:22

Pse Berisha e ka mirë dhe Basha e ka gabim

Lulzim Bashës nuk i kanë mbetur shumë rrugëzgjidhje në qorsokakun ku është futur. Megjithëse po sillet sikur ka në duar disa opsione për të ndërmarrë betejën ra...

15:11

Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

Gabimi më i madh i të gjithë kundërshtarëve të Edi Ramës është se pretendojnë se ai çdo gjë e ka bërë gabim. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë. Një histeri e paimag...

16:00

Donald Lu nuk mund të bëjë vezën e Artë

Pas një takimi të shpejtë me kryeprokuroren e përgjithshme tranzitore, një pjesë e madhe e mediave i kanë kujtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, faktin se ai i...

16:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI