Flash

Historia e pazakontë në Durrës/ Gruaja dyshonte për apandesit, por përfundon duke lindur një fëmijë

Lapsi.al 8 January 2018
Historia e pazakontë në Durrës/ Gruaja dyshonte për

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një grua ka shkuar me dhimbe të forta barku, por pas disa orësh sjell në jetë një fëmijë.

News 24 ka mësuar historinë e çuditshme që nisi mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Durrësit, e më pas u konkludua me ardhjen në jetë të një fëmijë, shtatzëni që nuk ishte vënë re për 9 muaj me radhë nga nëna. Sipas dëshmive te siguruara nga mjekët e urgjencës,thuhet se "një grua nga rrethinat e Durrësit, rreth 30 vjeç, është paraqitur në spital me dhimbje të forta barku rreth orës 19:00, ndërsa dyshonte se mund të kishte tëmthin ose apendicitin. Por pasi mjekët roje i kanë bërë asaj një eko, e cila ka treguar se gruaja ishte shtatzënë dhe se ishte gati për të lindur.

“Nuk ka mundësi që të jem shtatzënë, pasi vjet linda fëmijën e parë. Shikoni çfarë kam. Dyshoj se kam tëmthin ose apendicitin”, mësohet t’i jetë shprehur e reja doktorëve. Por, nga konsultuat dhe analizat, rezultoi se 30-vjeçarja ishte thjesht shtatzënë. Rreth orës 23:00 gruaja lindi fëmijën e saj të dytë, një djalë të shëndetshëm, 3100 gr, ndonëse gjatë kësaj kohe nuk ishte në dijenie të shtatëzanisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI