Flash

E quante “Haki Droga”, por çfarë thotë tani Meta për Çakon

Lapsi.al 8 January 2018
E quante “Haki Droga”, por çfarë thotë tani Meta

Presidenti Ilir Meta ka shmangur komentet rreth shkarkimit të Haki Çakos nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Meta foli për pasuesin e Çakos, Rebani Jaupaj, të cilin e vlerësoi si figurë me integritet të lartë.

"Me rëndësi është që në krye të policisë së shtetit zgjidhet një figurë me integritet të lartë, sepse struktura e policisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga politika", - u shpreh Meta.

Kreu i Shtetit tha se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve në luftën kundër krimit dhe kanabisi.

"Ajo që mbetet për t'u parë është forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve, në luftën kundër kanabisit dhe drogërave të forta", - tha ai.

Gjatë kohës që qëndronte në krye të LSI-së, Meta ka bërë akuza të forta ndaj ish-drejtorit të policisë së shtetit duke e etiketuar si “Haki Droga”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ikën 'Sheraton', në Tiranë vjen 'Hilton'

Pa zhurmë e bujë, gjiganti i rrjetit të hoteleve të luksit, Hilton, ka njoftuar zyrtarisht të dhënat e hotelit për Shqipërinë. Në site-n zyrtar të hotelit www.h...

17:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI