Flash

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Rama shumë shpejt mund të jetë një i pandehur i drejtësisë

Lapsi.al 8 January 2018
Deklarata e fortë e Kryemadhit: Rama shumë shpejt mund të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të jetë i pandehur, teksa u ndal te Reforma në Drejtësi. Kryemadhi iu përgjigj Ramës, i cili gjatë Asamblesë së PS, ditën e shtunë, tha se LSI kishte frikë nga Reforma në Drejtësi, duke thënë se vetë kryeministri është frikacak dhe mendon që edhe të tjerët janë të tillë.

Kryetarja e LSI i kujtoi Ramës se ajo nuk ka frikë dhe se partia që ajo drejton nuk e njeh nocionin e frikës. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ajo paralajmëroi se shumë shpejt kreu i qeverisë mund të jetë një i pandehur i sistemit të drejtësisë.

“Rama është frikacak vetë dhe mendon se dhe tjerët janë frikacakë. LSI nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë, dhe ai e di. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit. Ai mund të jetë shumë shpejt një i pandehur i sistemit të drejtësisë, për vetë mënyrën si ka jetuar e punuar”, - tha Kryemadhi.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI