Flash

Aleatët e Bashës të shqetësuar për faktorizimin e LSI në opozitë

Lapsi.al 8 January 2018
Aleatët e Bashës të shqetësuar për faktorizimin e LSI

Edhe pse në opozitë të gjithë, aleatët e Bashës kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre kundrejt faktorizimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në opozitë. Mësohet se ky ka qenë qëndrimi që kanë patur 4 aleatët të cilën ishin të pranishëm në mbledhjen me dyer te mbyllura që u zhvillua këtë të hënën në selinë blu. Ata i kanë shprehur shqetësimin e tyre kreut demokrat në lidhje me  Lëvizjen Socialiste dhe veprimet e saj.

Lulzim Basha mësohet se ka mirëkuptuar shqetësimin e kryerepublikanit Fatmir Mediu, kryedemokristanit Nard Ndoka, kreut te LZHK Dashamir Shehi dhe te kreut të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, si dhe është përpjekur të mbajë një qëndrim përbashkues për opozitën të cilën e pret një vit i gjatë protestash kundër qeverisë ‘Rama 2’. Në mbledhjen e thirrur vetëm një ditë pasi u konsultua më Monika Kryemadhin mungoi Vangjel Dule i PBDNJ-së.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI