Flash

Rreziku për shembjen e pallatit, prokuroria nis hetimet ...

Lapsi.al 7 January 2018
Rreziku për shembjen e pallatit, prokuroria nis hetimet ...

Prokuroria e Gjirokastrës nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rrëshqitjen e kodrës në lagjen "Punëtori" duke rrezikuar pallatin pesë katësh.

Shkak i kësaj rrëshkitje dhe çarje të tokës dyshohet se janë punimet në kundërshtim me rregullat e ndërtimit ndërsa rezulton se një subjekt aty pranë është pajisur me leje nga pushteti lokal.

Burime nga prokuroria e këtij qyteti thanë për Report Tv se hetimet kanë nisur kryesisht pas publikimit në media të rastit ndërsa i është kërkuar zyrtarisht informacion bashkisë dhe emergjencave civile.

Hetimit për rregullsinë e lejes dhe mos ndërhyrjen në këtë zonë me mbjedhje pemësh dhe pse më parë ishte konsideruar e rrezikuar do të jenë pjesë e hetimit të prokurorisëë mbi rastin.

Ndërkohë, Sipas policisë, është bërë kallëzim për shtetasen M.K, vjec 42, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 05.01.2018, në lagjen “Punëtore”, në objektin në pronësi të saj, po kryente punime pa leje. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Ndërkohë një ditë më parë zonja e këtij objekti ka shkuar te banorët e pallatit për t’i sqaruar se punimet që ajo po kryente s’kishin asnjë ndikim te çarja e tokës dhe se ajo që kishte ndodhur ishte për shkak të errozionit.

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Vlorë

Një shpërthim tritoli është dëgjuar në lagjen “28 nëntori” të Vlorës mbrëmjen e së shtunës. Lënda shpërthyese ishte vënë në hyrje të një dyqani që tregtonte mob...

23:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI