Flash

Reagon policia: U ndaluan 2 gomone në Mal të zi, në pranga 5 persona

Lapsi.al 6 January 2018
Reagon policia: U ndaluan 2 gomone në Mal të zi, në pranga 5

Rreth orës 17.30 të së shtunës policia malazeze e ndihmuar nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare malazeze ka bllokuar gomonen me 3 persona në bord. Në pranga kanë rënë E.K dhe M.S nga Mali i Zi si dhe R.M nga Serbia, por të tre banues në Bar-Podgorica.

Policia thotë se është bllokuar edhe një tjetër gomone e cila tentoi të ndihmonte të parën që ndiqej që prej ditës së premte nga policitë e 3 vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex. Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta malazezë.

Gomonia u pikas të premten nga Delta Forcë, Policia Kufitare dhe policia e Vlorës rreth orës 13.50. ati vunë re mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Në ndjekje të tij u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcës. Eshtë kërkuar gjithashtu ndihma e anijës "Oriku" dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze. Në ndjekje ishte dhe një helikopter "COUGAR" i FA shqiptare.

Gomonia tentoi të fshihej në ujrat territoriale të Malit të Zi ku u pikas dhe u ndalua sot. Policia thotë se në asnjë moment forcat policore të 3 vendeve nuk e kanë ndërprerë ndjekjen dhe kontrollin për bllokimin e gomones.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI