Flash

Çfarë halli ka Sadri Abazi?! (FOTO)

Lapsi.al 6 January 2018
Çfarë halli ka Sadri Abazi?! (FOTO)

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk është vetëm një vend ku flitet vetëm për politika të mëdha orientuese për vetë partinë e pastaj qeverisjen, por me siguri është edhe një mundësi ku zgjidhen hallet personale. Sepse në një sallë të vetme i ke të gjithë bashkë; ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtues të tjerë të rëndësishëm.

Në fotot më poshtë duket deputeti Sadri Abazi, i cili pak para nisjes së mbledhjes ka ngjitur shkallët me kryebashkiakun Erion Veliaj. I ka shkuar më tej edhe në kafe, kur Veliaj ishte ulur me Gramoz Ruçin e Fatmir Xhafajn. Duket se vazhdimisht Abazi ka diçka për t’i thënë Veliajt. Ndërkohë në përfundim të Asamblesë, siç duket në foto, ai del nën shoqërinë e Arbi Maznikut, numrit dy në Bashkinë e Tiranës.

Mazniku konsiderohet si personi që ‘të bën punë’ në Bashkinë e Tiranës. Ndoshta Sadri Abazi s’e ka marrë miratimin e Veliajt dhe ka menduar t’i drejtohet Maznikut. Ose ose, Veliaj ia kë dhënë ‘OK’, ndërsa Mazniku duhet të operacionalizojë vendimin në favor të deputetit socialist. Të jetë vallë ndonjë leje e re ndërtimi, konçension apo tender? Çfarë halli ka Sadri Abazi?!

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Në Tiranë 'mbijnë' të tjera kioska

Në kryeqytet do të shtohen të tjera kioska. Por nuk janë si ato që Erion Veliaj ka dhënë për klientelën e tij. Bëhet fjalë për kioska prej nga ku qytetarët do t...

11:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI