Flash

Basha nga Fieri fton qytetarët të bashkohen në protestë: Rama u bë prokuror për të mbrojtur Tahirin

Lapsi.al 6 January 2018
Basha nga Fieri fton qytetarët të bashkohen në protestë:

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Fier me rastin e 27-vjetorit të themelimit të degës. Lideri demokrat ka deklaruar se beteja e opozitës do të vijojë, pasi e gjitha qeveria është e kapur nga krimi. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestat që opozita pritet të nisë në fillim të këtij viti.

“I bëjmë thirrje kurajos më të lartë të qytetarëve t’i bashkohen Partisë Demokratike për rrugën e daljes. Partia Demokratike do të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është gati t’i prijë shqiptarëve për të rikthyer shpresën se të nesërmen do ta ndërtojmë në vend. Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gram hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22 vjecarin që ndërpreu jeteë për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin” - deklaroi Basha.

 

Të këshilluara

Çfarë halli ka Sadri Abazi?! (FOTO)

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk është vetëm një vend ku flitet vetëm për politika të mëdha orientuese për vetë partinë e pastaj qeveris...

13:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI