Flash

Analiza e “Eurosport”/ Të shtunën 6 shqiptarë në ndeshjet e Seria A, por më i miri...

Lapsi.al 6 January 2018
Analiza e “Eurosport”/ Të shtunën 6 shqiptarë në

Seria A luajti këtë të shtunë një pjesë të madhe të ndeshjeve të javës së 20-të. Nuk munguan rezultatet surprizë përveç kreut ku Napoli vazhdon “të blindojë” vendin e parë. Kryesuesit fituan 2-0 ndaj Veronës. Në fushë për 90 minuta ka qenë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

“Eurosport” që ka bërë vlerësimet e të gjithë lojtarëve pas ndeshjes i jep shkodranit notën 6 duke shkruar: “Në pjesën e pasme të fushës ka pak probleme dhe kaloi një pasdite të qetë. Bën një kros të bukur në zonë për Allan, por nuk e mbështeti shumë pjesën sulmuese”.

Një fitore surprizë ka qenë ajo e Atalantës 2-1 në fushën e Romës. Në portë për bergamaskët ka qëndruar si gjithmonë Etrit Berisha. Edhe për të “Eurosport” jep notën 6 duke cituar: “Bën ndonjë dalje bosh në nisje të ndeshjes, por më pas sistemon çdo gjë me ndonjë pritje thelbësore”.

Një tjetër portier shqiptar po shijon suksesin në Itali. Tomas Strakosha dhe Lazio e tij fituan 5-2 në fushën e SPAL-it. Sërish “Eurosport” i jep shqiptarit notën 6.5. “Përgjigjet i gatshëm te goditja e Felipe duke bërë një mrekulli. I pafajshëm në golat e pësuar”.

Nota të mira kanë marrë edhe dy shqiptarët që luajnë te Benevento. Skuadra e vendit të fundit arriti të fitojë 3-2 ndaj Sampdorias. Berat Gjimshiti është vlerësuar nga “Eurosport” me notën 6.5. Portali shkruan për shqiptarin: “Në fazën mbrojtëse me 3 lojtarë gjendet shumë më mirë. Është në rolin e tij sidomos në parakalimin e kundërshtarëve".

Edhe për mesfushorin shqiptar Ledian Memushaj nota është 6.5. “Paraqitje e rëdësishme dhe me kualitet në të njëjtën kohë. Shpesh herë përdor të majtën për të gjetur krosin në qendër”.

Me humbje ka dalë nga fusha këtë të shtunë vetëm Arlind Ajeti. Crotone e tij u mund minimalisht 1-0 nga Milani në “San Siro”. Nota për shqiptarin nga “Eurosport është 6 duke shkruar: “I detyruar të përdorë mënyra të ashpra për të ndalur një "spec djegës" si Cutrone. Shpesh ai e kaloi, por i lejohet”. ©përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Përplasja Rama-Xhafaj për Haki Çakon

Sa herë që në Policinë e Shtetit ka pasur ndonjë skandal apo ngjarje të rëndë kriminale apo edhe për vetë kanabizimin e vendit, është përfolur gjithnjë për larg...

14:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI