Flash

Vjedhje dyqanesh/ Hiqet mandati i Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës

Lapsi.al 5 January 2018
Vjedhje dyqanesh/ Hiqet mandati i Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës

Me 5 vota pro, anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i hoqën mandatin dy deputetëve, Aqif Rakipit të PDIU dhe Gledion Rehovicës të LSI-së. Dy deputetët ishin raportuar në Itali për vjedhje (Rehovica) dhe marrje të sendeve të vjedhura (Rakipi).

Bie në sy që vendimi për ndërprerjen e mandatit u mor në unanimitet nga KQZ.

Asnjë prej deputetëve nuk i kishte shënuar problemet me ligjin që kishin pasur në Itali, ku kishin deklaruar emra të rremë Skënder Ejyrbegaj dhe Kusta Mina.

Më herët, Aqif Rakipi kishte mohuar faktin se ishte arrestuar në Itali për vjedhje. Në një reagim për mediat, Rakipi tha se nuk kishte pasur probleme me formularin e dekriminalizimit. Edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e mbrojti deputetin e saj.

“Ne u investuam nepermjet avokateve ligjore, për të na vënë në dispozicion të plotë dokumetat e ardhur nga Interpol Roma –Itali, gjë që do të mundesonte një shqyrtim të rregullt konform ligjit në KQZ. Akoma dhe sot ky dokumentacion nuk eshte vene ne dispozicionin te mbrojtjes Ligjore te deputetit Aqif Rakipi”, u shpreh PDIU, që shtoi se Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së.

Më herët, Gledion Rehovica tha se ngjarja për të cilën iu hoq mandati kishte ndodhur shumë vite më parë dhe ai nuk kujtonte saktësisht rrethanat e saj. Edhe LSI doli në mbrojtje të deputetit të saj me një reagim të Monika Kryemadhit.

“Ne nuk do të lejojmë të viktimizojmë njerëzit tanë. Ai nuk është ndalur, ai është shoqëruar për një dëshmi, për një ngjarje dhe tjetra ka qenë student. Dhe mos harroni se ku je student në Romë dhe jep shenjat e gishtave dhe ditëlindjen të tjerat janë të qarta.

Ai do të dalë edhe para KQZ. Ka dy vite që e akuzojnë, madje edhe për trafik në Zvicër, ku ai nuk ka qenë fare, madje ka qenë fëmijë në Berat. Në momentin që do të bëjë publike faktet që ka marrë nga Italia dhe nëse prokuroria nuk ka depozituar asnjë argument për kërkesën ne do ta mbrojmë Rehovicën dhe cdo njeri” deklaroi Kryemadhi.

Paqartësitë në kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit ishin pika kryesore ku u bazua mbrojtja e dy deputetëve. Sipas avokatëve kërkesa erdhi si pasojë e përplasjeve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ishte një nismë ku mungonte firma e Arta Markut, kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI