Flash

Tiranë, rezistenca ngrohëse shkrumbon shtëpinë, vdes i moshuari

Lapsi.al 5 January 2018
Tiranë, rezistenca ngrohëse shkrumbon shtëpinë, vdes i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që shkrumbuan banesën e tij. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ndodhi më datë 05.01.2018, rreth orës 06:30, ku në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në një banesë në rrugën “Frosina Plaku”, ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëja, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S. N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

Apeli i krimeve të Rënda LIRON Sotën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Ores Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lun...

10:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI