Flash

Skema/ Kush ka fatura elektrike të papaguara mund t'i shlyejë me këste deri në fund të vitit 2018

Lapsi.al 5 January 2018
Skema/ Kush ka fatura elektrike të papaguara mund t'i shlyejë me

Klientët debitorë të energjisë elektrike mund të paguajnë me këste deri në fund të vitit 2018, faturat e papaguara. Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike (OSHEE) do të aplikojë edhe gjatë këtij viti skemat lehtësuese për shlyerjen e faturave të energjisë për të gjitha kategoritë, duke nisur nga familjarët dhe shtresat në nevojë e deri tek bizneset.

Skema lehtësuese parashikon pagesën e një shumë prej 2800 lekësh në muaj për familjarët dhe 1200 lekësh për klientët me status të veçantë. Ndërsa bizneset që kanë detyrime deri në tetor 2016, si dhe ato që s’kanë respektuar akt-marrëveshjet, mund të rifuten në skemë sipas një formati 12-24-48-60-80 këste.

Që kur nisi skema lehtësuese e OSHEE-së për mbledhjen e borxheve, janë firmosur 400 mijë akt-marrëveshje, nga këto 120 mijë janë në proces, ndërkohë që me shtyrjen e afatit, në skemë pritet të futen edhe 20 mijë abonentë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI