Flash

Shqetësimi për IMSI Catcher, çfarë u fol mes ambasadorit italian dhe Arta Markut

Lapsi.al 5 January 2018
Shqetësimi për IMSI Catcher, çfarë u fol mes ambasadorit

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se në bisedën mes Arta Markut dhe ambasadorit italian u fol për “koordinimin për hetime të përbashkëta dhe goditjen e grupeve kriminale që operojnë ndërmjet dy shteteve”.

Në listën e hetimeve të tilla, dosja Tahiri-Habilaj mban vendin e parë. Por ndërkohë që italianët kanë ecur para me hetimet duke arrestuar grupin e trafikantëve të drogës, në Shqipëri dosja po shkon drejt shpërbërjes.

Saimir Tahiri nuk u arrestua për shkak të mburojës që garantoi PS në parlament, tre ish shefat e policisë janë në arrati, ndërsa Orest Sota doli nga burgu megjithëse u kap me 863 mijë euro dhe dy patentat e Saimir Tahirit.

Por një temë tjetër që shqetëson ambasadën italianë është edhe një dosje e vjetër, hetimet e së cilës kanë mbetur në vendnumëro. Bëhet fjalë për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher, e cila u përdor për përgjime në territorin shqiptar dhe që ende nuk është verifikuar nga prokuroria. IMSI Catcher i kushtoi detyrën për disa javë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos, që u procedua penalisht.

Haki Çako u akuzua se lejoi futjen e pajisjes së përgjimit dhe përdorimin e saj për llogari të Saimir Tahirit. Deri me sot pajisja ka qëndruar brenda ambasadës dhe nuk është vënë në dispozicion të prokurorisë.

Hetuesit shqiptarë kërkuan ekspertimin dhe dërguan një letër-porosi për të cilën prokuroria italiane ka kthyer përgjgje pozitive. Por, në mënyrë të çuditshme, ambasada nuk e vë në dispozicion pajisjen. Me ardhjen e Prokurores së re të Përgjithshme, situata mund të ndryshojë. Haki Çako vazhdon ende të mbajë detyrën, ndërsa pajisje e përgjimit vazhdon të mbahet në ambasadë dhe hetuesit ende nuk kanë mundur të bëjnë ekspertimin e saj.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI