Flash

Denoncimi i Berishës: Dy deputetë po emërojnë personelin në burgun e Reçit

Lapsi.al 5 January 2018
Denoncimi i Berishës: Dy deputetë po emërojnë personelin

Përmes një postimi në faqen e tij në facebook ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili thotë se ka që nga viti 2011 që nuk është në punë dhe tregon se si bëhen rekrutimet e personelit për burgun e Reçit tek Drejtoria e përgjithshme e burgjeve. Sipas tij, janë dy deputetë të cilët kanë çuar listat e votuesve dhe mbështetësve të tyre në mënyrë që ato të dalin fitues dhe të punësohen pranë këtij institucioni.

“Ketij i thone konkurs me lista deputetesh! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb  ‘I dashur doktor mbase kete mesazh nuk do e lexosh kurre gjithsesi pa pertese e me indinjim te madh ndaj ketij shteti dua te informoj lidhur me nji “interviste” e cila u zhvillua per rekrutimin e personelit per burgun e Reçit tek Drejtoria e pergjithshme e burgjeve. Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kane derguar listat e votuesve dhe mbeshtetesve te tyre ne menyre qe ato te dalin fitues dhe te punsohen prane ketij institucioni. Un aplikova online dhe sot mora pjese ne interviste e di qe pamvarsisht cv-se time te pasur me kurse master etj.. dhe pergjigjeve pozitive qe dhashe un nuk do jem fitues sepse un jam opozite me to dhe me krimin qe ato perkrahin.

Te lutem ngrije kete shqetsim tim nese ndonjehere do e lexosh kete mesazh.

Me respekt A.K djali i papunsuar nga 2011.” – shkruan Berisha.

 

Të këshilluara

Apeli i krimeve të Rënda LIRON Sotën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Ores Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lun...

10:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI