Flash

Bën xhiron e botës VIDEO e shqiptarit që do të shesë shqiponjën e plagosur

Lapsi.al 5 January 2018
Bën xhiron e botës VIDEO e shqiptarit që do të shesë

Shqiponja është ajo për të cilën shqiptarët krenohen më së shumti jashtë kufijve. Ne që jemi brenda bëhemi krenarë për gjithsecilin të huaj të famshëm që formon simbolin e shpendit të egër me duar. Por pas gjithë kësaj qëndron një e vërtetë e hidhur, sepse simbolin tonë kombëtar që e kemi edhe në flamur, por zhdukim me duart tona dita ditës.

Në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiro një video e shkurtër e një shqiptari që me një shqiponjë të plagosur në dorë ka dalë në anë të rrugës që ta shesë. Kërkon 10 mijë të reja, por kënaqet edhe me gjysmën e tyre.

“Brut nature” shkruan se “simboli i Shqipërisë, ajo që njihet si “shqiponja e artë” është duke u zhdukur pasi tashmë po përdoret për të dekoruar baret dhe restorantet e vendit”. Ndoshta nuk do të jetë e largët kur të mos ketë më shqiponja, përveç atyre që do të bëjmë me dy duart. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Ura e Vrakës. Policia thotë se mjet tip Ford ka përplasur një këm...

20:05

Tiranë/ Djali masakron babain e moshuar

Një 69-vjeçar është në gjendje të rëndë pasi është goditur nga djali i tij. Burime policore bëjnë me dije se këtë të premte, 37-vjeçari Florjan R. ka goditur...

19:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI