Flash

Shiu dhe bora i lënë vendin motit të kthjellët

Lapsi.al 4 January 2018
Shiu dhe bora i lënë vendin motit të kthjellët

Reshjet e shiut dhe dëborës parashikohet t’ia lënë vendin motit të kthjellët orët në vijim në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Meteoalb: pritet kthjellim gradual i kushteve të motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë por herë pas here do të ketë vranësira kalimtare kryesisht në Veri të vendit. Kthjellimet mbeten dominante në Jug dhe pjesërisht në Qendër edhe ditën e premte ndërsa Veriu do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore. E shtuna paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në territor ndërsa reshje të pakta e të izoluara, kryesisht shira do të ketë në ekstremet Veri – Jug të territorit ndërsa e diela dhe ditët e para të javës tjetër, do të jenë kryesisht të kthjellëta parashikohet të jene me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë mëngjesin e sotëm ndërsa mbeten konstante gjatë mesditës. Një tjetër rënie e lehtë do të ketë mëngjesin e së premtes por rritje me 2°C do të pësojnë temperaturat në mesditën e së premtes. E shtuna dhe në vijim deri të martën, sjell rritje të ndjeshme të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që në rang Shqipërie minimalet të shënojnë 2 – 3°C ndërsa maksimalet gjatë mesditës do të ngjiten mbi 19°C.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI