Flash

Lirimi i Orest Sotës, reagon PD: Rama kontrollon drejtësinë, po mbron Saimir Tahirin

Lapsi.al 4 January 2018
Lirimi i Orest Sotës, reagon PD: Rama kontrollon drejtësinë, po

Vetëm pak pasi gjykata e Apelit vendosi lirimin nga burgu te Orest Sotës kundrejt garancise pasurore prej 5 milione leke, reagon ashper Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e ka quajtur kete vendim, perpjekjen e radhes te kryeministrit Edi Rama per mbrojtjen e Tahirit. Sipas tij, ky eshte nje tjeter tregues per gjithe shqiptaret se asnje “peshk i madh” nuk ka për të dalë para drejtësisë.

“Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë. Partia Demokratike e ka shprehur shqetësimin e saj që në 22 nëntor, kur paralajmëroi se Edi Rama po bënte gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe, nëpërmjet tij, edhe Orest Sotën. Ne e dimë se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i trondisë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.” – u shpreh Paloka.

Të këshilluara

Policia ndalon dy djemtë e Azem Hajdarit

Dy djemtë e Azem Hajdarit, janë ndaluar nga policia në pikën e Muriqanit. Kirjald dhe Azem Hajdari janë marrë në pyetje pasi kishin pasur një sherr në datën 27 ...

12:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI