Flash

Kush është Davorin Baltiç, kreu i klanit 'Kavaja', që u vra në Beograd

Lapsi.al 4 January 2018
Kush është Davorin Baltiç, kreu i klanit 'Kavaja',

Një prej krerëve të mafias ballkanike, blerës i rregullt i kokainës së disa grupeves shqiptare, është vrarë. Mediat malazeze raportojnë se 41-vjeçari Davorin Baltiç,  kreu i klanit të Kotorrit, është vrarë në Beograd në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit serb.

Deri më tani, pistat e vrasjes së Baltic, janë pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine mrej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh, si dhe hakmarrje për një vrasje. Në vitin 2015, Baltiç ka vrarë në Budva një tjetër pjesëtar të fuqishëm të klaneve mafioze ballkanike, Sasa Markoviçin, i cili ishte edhe deputet i parlamentit të Malit të Zi.

Përpara se të vritej, Baltiç fshihej në Brazil, pastaj në Itali, Shqipëri, dhe më në fund në Serbi. Ai ka përdorur dokumente false italiane, të lëshuar në emër të Nikola Benedetti. Drejtori i policisë së Beogradit, Vladimir Rebiç, konfirmoi në media se Baltiç ishte viktimë e klaneve ballkanike të pastrimit të parave. Baltiç është një ish-polic malazez i cili njihet si një anëtar i rangut të lartë të klanit kriminal Kavac.

Krerët e këtij klani janë të lidhur me trafikantët shqiptarë të drogës, kontrabandës dhe trafiqeve njerëzore. Kavaç është një klan i fuqishëm nga Kotorri që është krijuar nga familja me të njëjtin emër, e cila prejardhjen e ka shqiptare dhe dikur e ka pasur mbiemrin “Kavaja”. Lufta mes këtij klani dhe grupeve të tjera nisi pas zhdukjes së 200 kilogramëve kokainë nga Valencia e Spanjës.

Të këshilluara

Policia ndalon dy djemtë e Azem Hajdarit

Dy djemtë e Azem Hajdarit, janë ndaluar nga policia në pikën e Muriqanit. Kirjald dhe Azem Hajdari janë marrë në pyetje pasi kishin pasur një sherr në datën 27 ...

12:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI