Flash

Denoncimi/ 300 vrasës qarkullojnë të lirë edhe pse Rama nuk bën amnisti

Lapsi.al 4 January 2018
Denoncimi/ 300 vrasës qarkullojnë të lirë edhe pse Rama nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer sulmet dhe akuzat ndaj Edi Ramës lidhur me faktin që këtë vit Ministria e Drejtësisë nuk mori vendim për amnisti për të burgosurit.

Berisha theksoi në Facebook se narkoshteti i Ramës nuk njohu amnistinë as për festat e nëntorit dhe as ato të fundvitit për ato kategori të dënuarish për vepra minore.

Ish-lideri demokrat pohoi se nxirren nga burgu trafikantë, ndërsa shtoi se po qarkullojnë të lirë mbi 300 vrasës.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Narkoshteti i Edvinit-Norieges, nuk njeh amnistine!

Te dashur miq, viti 2017 ishte viti i pare ne histori qe nuk pati amnisti per te burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikes se Norieges nuk beri amnisti me rastin e 105 vjetorit te pavaresise as dhe per festat e fundvitit paçka se në burgjet e vendit dergjen qindra e me shume fëmije, të rinj, gra, burra per krime minore si mospagesa e energjise, mosbindje apo zënke me çunat e krimit, faje te shkeljes se rregullave te qarkullimit, hajdute xhepash, perdorues fatkeqinj droge te arrestuar per dy grame hashash etj etj.

Nderkohe qe me rekomandime te narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Norieges nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge, pronaret e magazines me 21 tonelata droge ne Permet vetem per lidhjet e tyre me pushtetaret si dhe qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret.

Ky qendrim banditesk ndaj amnistise eshte pasqyre e fytyres se vertet te Edvin Kristaq Rames, Norieges se Shqiperise dhe narko-shtetit te tij te urryer! Sb  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI