Flash

Pse nuk bind prokuroria për heqjen e mandatit të Gledion Rehovicës

Lapsi.al 3 January 2018
Pse nuk bind prokuroria për heqjen e mandatit të Gledion

Në kërkesën që ka përgatitur Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e mandatit të Gledion Rehovicës thuhet se deputeti "është raportuar për një vjedhje dyqani në vitin 1999" dhe se kjo është raportuar nga "autoritetet italiane".

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, anëtari i LSI Gëzim Veleshnja tha se prokuroria duhet të sqarojë se çfarë do të thotë "raportuar", nëse ka pasur denoncim ndaj Rehovicës apo ka pasur ndalim, procedim apo gjykim.

Po ashtu, Veleshnja tha se duhet saktësuar se kush nga autoritetet italiane ka sjellë materialet për prokurorinë.

Për këtë është kërkuar që mbledhja e KQZ të shtyhet dhe prokurorisë t'i kërkohen sqarime të mëtejshme për këtë çështje. Vetë Rehovica është paraqitur në mbledhjen e KQZ, ndryshe nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI