Flash

Policia italiane parandalon krimin, babai i dehur tenton të vrasë djalin e tij me thikë

Lapsi.al 3 January 2018
Policia italiane parandalon krimin, babai i dehur tenton të vrasë

Policia italiane ka parandaluar një vrasje nga një shqiptar duke vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, pas denoncimit për dhunë nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Me një thikë në dorë, shqiptari kërcënonte se do vriste djalin 17-vjeçar. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi në Montelupo të Italisë, teksa 35-vjeçari ishte i dehur.

Ngjarja e rëndë ndohi në sy të vajzës së vogël të familjes. E gjithë skena e dhunës, u bë e padurueshme nga vetë familjarët pasi shqiptari goditi dhe me celular në kokë bashkëshorten e tij.

Në dëshminë e dhënë nga familjarët në polici, ky gjest i shqiptarit ishte i vazhdueshëm. Ai prej kohësh ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tij.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI