Flash

Nuk u hiqen mandatet, KQZ vendos të shtyjë seancën ndaj deputetëve Rehovica e Rakipi

Lapsi.al 3 January 2018
Nuk u hiqen mandatet, KQZ vendos të shtyjë seancën ndaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton propozimin e anëtarit të KQZ-së, Gëzim Veleshnja për kthim të materialeve në prokurori për të plotësuar me akte shtesë përkatëse dosjen për deputetin e LSI-se Gledion Rehoveci. Propozimi u votua me 4 vota pro dhe dy kundër. Po me 4 vota pro dhe dy kundër u miratua dhe kërkesa për informacione shtesë dhe për deputetin e PDIU-se, Aqif Rapiki. Brenda datës 5 janar prokuroria duhet të plotësojë dosjen 

Anëtari i KQZ-së, Gëzim Veleshnja kërkoi kthimin e materialeve në prokurori me pretendimin "Përfaqësuesi i akuzës të sqarojë termin raportim policor".  Për dy deputetët Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, prokuroria e përgjithshme kërkon heqjen e mandatit. Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica ishte në mbledhje ndërsa nuk është i pranishëm deputeti Rakipi, ai përfaqësohet nga avokati i tij Theordhori Sollaku. Ndërkohë Rehovica u përfaqësua nga avokati Ardian Visha.

Sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët. Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student. Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI