Flash

Gledion Rehovica përdori emrin e shokut të fëmijërisë për vjedhjen e dyqanit në Itali

Lapsi.al 3 January 2018
Gledion Rehovica përdori emrin e shokut të fëmijërisë

KQZ shqyrton sot kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Gledion Rehovica, i zgjedhur nga LSI në qarkun e Beratit në 25 qershor. Prokuroria e akuzon se preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi gjatë kohës që studionte në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka deklaruar emrin Kusta Mina në 27.02.1999.

Por pse zgjodhi pikërisht që të jepte këtë emër Gledion Rehovica në momentin që u ndalua në Romë? Report Tv mëson se Mina Kusta, apo Kusta Mina sikur e ka deklaruar Rehovica në 1999 është emri i shokut të tij të fëmijërisë në Berat.

Gledion Rehovica dhe Mina Kusta kanë kryer shkollën fillore bashkë, ndërsa më pas rrugët e tyre u ndanë, pasi i zgjedhuri i LSI u largua në Itali, ndërsa Kusta në Turqi për studime. Megjithatë Gledion Rehovica duket se nuk e ‘harroi’ shokun e fëmijërisë, pasi zgjodhi që të jepte para autoriteteve italiane pikërisht emrin e tij në momentin që u ndalua. Mina Kusta ka drejtuar disa banka në Shqipëri, ndërsa tani është funksionar shtetëror.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI