Flash

Pas shoqërimit të aktivistes së PD-së, reagon Paloka: Urdhrin për ndalim e dha Xhafaj dhe Rama

Lapsi.al 2 January 2018
Pas shoqërimit të aktivistes së PD-së, reagon Paloka:

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas shoqërimit të aktivistes së PD-së, Fiqirije Nezaj në pikën kufitare të Morinës pasi rezultonte të ishte shpallur në kërkim me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit.

Paloka akuzon policinë për veprime selektive e të kundërligjshme, ndërsa shkon edhe më tej kur thotë se janë pikërisht ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama ata që kanë dhënë urdhra për ndalimin e protestuesve.

“Policia e Tahirit dhe Xhafes, policia e Rames eshte urdheruar nga ky i fundit te ndaloje ne menyre te kundraligjeshme, pikerisht netet e festave, qytetare qe protestuan perpara parlamentit me 18 dhjetor, ne mbrojtje te Kushtetutes. Policia e Rames, e interceptuar nga gjithe sherbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat nderkombetare si bashkepuntore e krimit sidomos ne prodhimin dhe trafikun e droges, u rreshtua perpara qytetareve diten e protestes qe ti jepte mundesine Rames dhe deputeteve te tij, te shkelnin Kushtetuten “te pashqetesuar”.

Eshte kjo polici qe sot kerkon te procedoj deputete te opozites dhe qytetaret qe u ngriten ne mbrojtje te Kushtetutes megjithese ligjin ate dite ishte pikerisht policia qe e shkeli ne menyre flagrante.” – shkruan ndër të tjera Paloka.

 

Të këshilluara

Shi dhe borë në javën e parë të 2018-ës

Ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet, por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga...

10:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI