Flash

Vdekja e 16-vjeçarit në Kurbin, dyshohet se u qëllua nga një plumb qorr në kokë

Lapsi.al 1 January 2018
Vdekja e 16-vjeçarit në Kurbin, dyshohet se u qëllua nga

Ende nuk dihen shkaqet pse vdiq 6-vjeçari nga Krbini natën e mbrëmshme, por paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë goditur nga një plumb qorr ose nga një fishekzjarr. I riu ka marrë një plagë në kokë, çka ishte fatale për të.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate pasi hipi në tarracë për të hedhur fishekzjarre. Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të humbjes së jetës. Ekspertiza është dërguar pranë mjekësisë ligjore në Tiranë.

"Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarrë, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Pritet ekspertiza mjeko -  ligjore për përcaktimin e llojit të  dëmtimit në kokë", sqaron policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të këshilluara

Lapsi.al ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2018

Lapsi.al ju uron të gjithëve gëzuar Vitin e Ri 2018. Qoftë i mbarë për të gjithë shqiptarët, së pari me shëndet, punë e lumturi. Ne do të vazhdojmë edhe gjatë k...

00:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI