Flash

Të gjithë punonjësit e këtij institucioni në Gjirokastër janë në akuzë nga prokuroria

Lapsi.al 31 December 2017
Të gjithë punonjësit e këtij institucioni në

Nuk ka ndodhur asnjëherë që punonjësit e një institucioni publik, të ndiqen penalisht nga organi i akuzës. Por ja që ndodh në Gjirokastër. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, është institucioni i parë që shënon rekordin për penalizimin e të gjithë stafit punonjës.

Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës konfirmojnë se inspektorët e këtij institucioni ndiqen penalisht dhe mbi ta rëndon akuza “Shpërdorim Detyre”. Akuza është ngritur pas denoncimeve të depozituara në Prokurorinë e Gjirokastrës për abuzimet që kanë kryer punonjësit e këtij inspektoriati me detyrën.

Dhjetëra biznese kryesisht lokale, kanë depozituar në Prokurorinë e Gjirokastrës akuza konkrete me video e audio që vërtetojnë aktivitetin e inspektorëve në terren i cili ka qenë kompromentues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin. Në krye të listës së punonjësve që po ndiqen penalisht është ish-drejtoresha i ISHSH e shkarkuar ditë më parë, Mirela Cabelli, si dhe ajo e komanduar rishtaz, Ina Cani.

Ditën e djeshme dhe sot, të gjithë inspektorët janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe ndaj tyre është hapur proces penal. Mjaft prej tyre kanë qenë të shoqëruar me mbrojtës ligjorë. Në janar priten zhvillime të reja për ecurinë e mëtejshme të hetimeve nga inspektorë të ISHSH/ Shqiptarja.com

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI