Flash

PDIU i del në mbrojtje Aqif Rakipit: S'ka asnjë dënim në Itali!

Lapsi.al 31 December 2017
PDIU i del në mbrojtje Aqif Rakipit: S'ka asnjë dënim

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandaitit të deputetit Aqif Rakipi. Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se u njoh me argumentat e dhëna nga Prokuroria e Përgjithshme "të formuluara vetëm nga një rresht, pa asnjë argument tjetër ligjor"

"Ne u investuam nepermjet avokateve ligjore, për të na vënë në dispozicion të plotë dokumetat e ardhur nga Interpol Roma –Itali, gjë që do të mundesonte një shqyrtim të rregullt konform ligjit në KQZ. Akoma dhe sot ky dokumentacion nuk eshte vene ne dispozicionin te mbrojtjes Ligjore te deputetit Aqif Rakipi", thuhet në deklaratën e PDIU.

PDIU sqaron se deputeti Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së.

Ndërkohë prokuroria pretendon se Aqif Rakipi nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit një ndalim për vjedhje në Itali. Para autoriteteve italiane Rakipi kishte deklaruar një emër tjetër.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI