Flash

Edi Rama show, kryeministri shfaqet si Babagjysh tek "E diela shqiptare"

Lapsi.al 31 December 2017
Edi Rama show, kryeministri shfaqet si Babagjysh tek "E diela

Kryeministri Edi Rama ëshë shfaqur sot i veshur si Babagjysh tek e Diela Shqiptare. Rama i erdhi në ndihmë dy fëmijëve, duke garantuar transportin në shkollë për më të voglin, që ishte i paralizuar dhe një premtim për punë në ministri për vajzën. Rama tha se njerëzit e thjeshtë duhet të zënë më shumë vend në ekrane, që janë pushtuar nga sherret e politikës dhe nga krimi.

Leo, 9-vjeçar ka lindur me një defekt në kocka, dhe për vite me radhë i është nënshtruar operacioneve të ndryshme. Edhe pse mjekët janë shpresëplotë se Leo do të ecë, kjo ditë po vonon.

Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për Ty” tek Ardit Gjebrea, nëna e Leos ka treguar historinë e saj dhe të djalit të vogël, ku ka bërë apel për ndihmë. Ajo çka ka prekur të gjithë, ishte letra që Leo i ka shkruar këtë fundvit Babagjyshit të Vitit të Ri. Mes rreshtave, shihet dëshira e djalit për t’u shëruar, për të studiuar dhe për t’u bërë dikush në të ardhmen.

Dhe kjo letër ka prekur edhe kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka ndjekur live gjithë rrëfimin.

Leo, teksa ka hyrë në studio në karrocë me rrota, është shprehur se nga Babagjyshi pret këtë vit një makinë me të cilën të mund të shkojë në shkollë, dhe një fizioterapist që ta ndihmojë.

Fill pas këtij momenti, në studio ka hyrë kryeministri Rama i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri dhe i ka bërë surprizën e veçantë, duke ia realizuar dëshirat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI