Flash

Mhill Fufi gjen sekretin, bëhet drejtor transportesh nga mirënjohja e Edi Ramës

Lapsi.al 30 December 2017
Mhill Fufi gjen sekretin, bëhet drejtor transportesh nga mirënjohja e

Koncepti i mirënjohjes në politikë për Edi Rama është aq relativ sa vështirë të gjesh shembuj konkretë për t’i provuar ekzistencën. Por duket se Mhill Fufi është një prej atyre, që e ka zbuluar sekretin.

Në fund të mandatit, ish deputeti i Partisë Demokratike të Laçit bashkoi votën me mazhorancën dhe u përjashtua nga Partia Demokratike. PS nuk e ka harruar dhe në mandatin e dytë, e kanë emëruar Drejtor të Transportit Rrugor në Lezhë.

Lajmi qarkulloi sot në media, sepse Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme pati dyshime se Mhill Fufi mund të kishte qenë i dënuar jashtë vendit dhe kërkoi një verifikim për të nga Interpol. Në përgjgijen që ka mbërritur, Fufi rezulton i pastër dhe nuk ka asnjë dënim jashtë vendit.

Ndoshta kjo përgjigje pozitive mund të shërbejë si një arsye për ta promovuar në administratën e PS-së.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI