Flash

Pas Donald Lu, edhe ambasadorja gjermane shkon të takojë Arta Markun

Lapsi.al 28 December 2017
Pas Donald Lu, edhe ambasadorja gjermane shkon të takojë Arta Markun

Ambasadorja gjermane është diplomatja e dytë që shfaq hapur mbështetjen për Arta Markun, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme që u caktua me votat e PS dhe nën kundërshtimin e fortë të opozitës.

Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz “shprehu mbështetjen e vendit të saj për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë dhe të ndjekjes penale”.

Nga ana e saj, Marku foli për “hetime të përbashkëta” me autoritetet gjermane, duke falenderuar ambadoren për logjistikën dhe koordinimin.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI