Flash

Ironia e Lubonjës: Reforma në drejtësi u "vadit dhe prashit" nga ambasadorët

Lapsi.al 28 December 2017
Ironia e Lubonjës: Reforma në drejtësi u "vadit dhe

Në një koment që dha për News24 analisti Fatos Lubonja shprehet mosbesues për reformën në drejtësi dhe rezultatet që që ajo mund të ketë.

“E famshmja reformë në drejtësi, që u mboll gjatë gjithë kësaj kohe edhe “me vaditjen edhe prashitjen” e ambasadorëve, nuk duket se do sjellë ndonjë gjë të mbarë përveçse do krijojë tensione. Gjithnjë e kam thënë që ka qenë thjesht një përpjekje për të kapur drejtësinë dhe kjo kapje e drejtësisë do japë frytet e veta duke krijuar tensione që kanë filluar që tani të parashikohen” – tha Lubonja.

Analisti i njohur është mos lesues edhe për opozitën. Sipas tij ende ajo nuk i ka bindur shqiptarët për kauzën e saj.

“Nuk jam shumë entuziast se populli do ndjekë këto protesta në mënyrë të tillë që vërtet të imponojë ndryshim. Populli është i nënshtruar, i zhgënjyer me këtë opozitë. Opozita mirë bën që proteston, por duhet të gjejë rrugët e veta edhe për tu bërë më bindëse për njerëzit, jo të tregojë që do të marrë si të thuash “kalin” e sistemit dhe ta kalërojë ajo kalin e sistemit pasi të rrëzojë Ramën prej andej” – tha Lubonja.

Viti 2018 nuk pritet të jetë i mbarë edhe në fushën ekonomike sipas Lubonjës.

“Vazhdon e njëjta politikë e përdorimit të lidhjeve të ca oligarkëve me kryeministrin, me pushtetin, për të grabitur Shqipërinë. Asnjë gjë që të jetë me vizion. Njerëzit më të pasur janë ata që grabisin paranë publike. Në këtë aspekt nuk pritet gjë vetëm “të korrat” e kësaj ekonomie që me mungesën edhe të kanabisit, se kemi pasur edhe kanabisin si burim në thonjëza, nuk e dimë se çfarë do ndodhë nga ana ekonomike” – tha Lubonja.

Kryeprokurorja e re?

“Do ketë ndryshime, por se dimë deri në çfarë niveli do jenë. Ndryshimet e para po duken, dua të them që varet se deri ku do shkojë përdorimi i prokurores, se nuk besoj se do jetë një prokurore e pavarur, se po të ishte nuk do hynte atje, se ajo ka hyrë atje për tu përdorur, por nuk e di deri në çfarë niveli do e përdorin” – thotë Lubonja.

Çfarë mund të ndodhë me “peshqit e mëdhenj”?

“Përvoja deri tani ka treguar që prokuroria nuk i ka prekur “peshqit e mëdhenj” edhe kur kanë dalë në opozitë, se ka qenë një bashkëpunim në thelb i të gjithë kastës politike për të grabitur atë vend. Një proces i vërtetë është ai që nuk përfshin vetëm politikanë, por edhe oligarkë” – e mbyll Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, policia në kërkim të zonjës L

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një zonje e cila akuzohet për mashtrim. Ajo nuk është identifikuar plotësisht, por referohet nga policia si zonja L. ...

19:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI